Twitter ka filluar të shfaq funksionin e ri që tregon numrin e shikimeve për tweet-et individuale.
Elon Musk e kishte premtuar risinë në fillim të dhjetorit dhe platforma ka filluar ta zbatojë atë në aplikacionin për iOS dhe Android ndërsa do të arrijë në faqen e internetit në ditët në vijim.
Funksioni ju lejon të shihni sa herë njerëzit kanë parë një postim, të çdo lloji, për të kuptuar nivelin fillestar të popullaritetit që ai ka pasur.
Numëruesi vendoset pranë numrit të komenteve, retweet-eve dhe pëlqimeve.
Sipas një burimi të brendshëm në Twitter, i disponueshëm në seksionin “Pyetje dhe përgjigje” të aplikacionit, jo të gjitha tweet-et do të kenë një numër të dukshëm. Për shembull, më të vjetrat dhe postimet në komunitet, dhe as postimet në shtator 2021 që ishin në fazën e testimit, nuk do të shfaqin të dhëna. Kur Musk njoftoi funksionin më 1 dhjetor, ai e promovoi atë duke shpjeguar se donte t’u jepte postimeve me tekst dhe foto të njëjtën transparencë si tweet-et që përmbajnë video, për të cilat numri i shikimeve ishte tashmë i dukshëm. Një vendim i kundërt me atë të marrë nga rrjetet e tjera sociale.
Që nga viti i kaluar, Instagram dhe Facebook i kanë lejuar përdoruesit të fshehin numrin e “pëlqimeve” në postimet e tyre. Edhe YouTube, numri i shikimeve publike të të cilit ka qenë një veçori përcaktuese e platformës, ka filluar të fshehë disa informacione, përfshirë numrin e “mospëlqimeve”, duke ua shfaqur ato vetëm krijuesve të videove individuale. /abcnews.al