Pasi përdoruesit e Twitter-it vunë re të martën se logoja tradicionale e rrjetit social u zëvendësua nga një qen nga memet e internetit, sot ai është zhdukur plotësisht. Mesa duket, zogu i famshëm është shfaqur sërish si logo në faqen e parë.
Nuk dihet ende pse Musk vendosi të ndryshojë logon e famshme për disa ditë.
Megjithatë, qeni që ndodhej në vendin e logos së rrjetit social Twitter dhe që zëvendësoi përkohësisht zogun blu ka profilin e tij në Instagram dhe tashmë la fansa të shumtë./abcnews.al