Twitter po eksperimenton duke shtuar etiketa me ngjyra të ndezura për të indentifikuar gënjeshtrat dhe keqinformimet e postuara nga politikanë dhe figura publike.
Twitter konfirmoi që një demonstrim i tillë është një politike të re që synon keqinformimin dhe planifikon të dalë më 5 mars.
Në këtë version të ri keqinformimet nga figura publike do të korrigjohen nga kontrolluesit e fakteve dhe gazetarët që janë përgjegjës për këtë platformë.
“Ne po eksplorojmë një numër mënyrash për të kontrolluar keqinformimet,” tha një zëdhënës i Twitter. “Mosinformimi është një çështje kritike dhe ne do të testojmë shumë mënyra të ndryshme për ta vënë në dukje atë, shkruan CNBC.
Demoja përmban shënja të ndritshme të kuqe dhe portokalli për ato informata që vlerësohen si “mashtrime të dëmshme”.
Shembuj të keqinformimeve kanë përfshirë lajmet e rrema në lidhje me kontrollet e sfondit të armëve nga Sen. Bernie Sanders, I-Vt, dhe informacionet nga një llogari e pa verifikuar në Twitter duke postuar një video të Nancy Pelosi.
Demoja tregon gjithashtu një shembull të keqinformimit mjekësor, duke përfshirë një shembull në lidhje me koronavirusin nga një llogari e verifikuar në Twitter.
Kjo vjen edhe pasi zgjedhjet e 2020 po afrohen dhe Twitter luan një rol kryesor midis kandidatëve. Të enjten, fushata e ish kryetarit të bashkisë së Nju Jorkut Mike Bloomberg postoi një video të redaktuar, e cila dukej sikur të kishte një pauzë të gjatë kur ai u pyet gjatë debatit demokratik të së mërkurës nëse kandidatët e tjerë kishin filluar ndonjëherë një biznes.
Muajin e kaluar, Twitter njoftoi për një ndryshim të ri për të ndaluar informacionet e rreme raporton abcnews.al
Përdoruesit e Twitter mund të fitojnë “pikë” dhe “distinktiv të komunitetit” nëse “kontribuojnë në mirëbesim dhe veprojnë si një fqinj i mirë” dhe “tregohen kritik për të ndihmuar njerëzit të kuptojnë informacionin që ata shohin.”
“Së bashku, ne veprojmë për të ndihmuar njëri-tjetrin të kuptojmë se çfarë po ndodh në botë dhe të mbrojmë njëri-tjetrin nga informacionet jo të vërteta,” lexon demoja.
“Ky është një model që do të përfshijë reagime në komunitet,” tha zëdhënësi.
Anëtarët e komunitetit pyeten nëse tweet-i ka ka ose jo informacione të rreme.
Disa uebfaqe të tjera kanë përdorur me sukses kontrollin e komunitetit për të rregulluar platformat e tyre. Informacioni mbi Wikipedia ka qenë nën vëzhgim të tillë nga përdoruesit anonimë që nga fillimi i tij në 2001.
Reddit gjithashtu ka qindra vullnetarë që vendosin dhe zbatojnë rregulla për shumë komunitete të saj./abcnews.al