Vendimet e Twitter Inc për të mbyllur zyrat në Bruksel , por edhe për të pushuar nga puna mijëra punonjës, ngrenë shqetësime për shkallën e përputhshmërisë së kompanisë me rregullat e reja të Bashkimit Evropian kundër postimeve me përmbajtje të paligjshme, tha komisioneri Didier Reiders .
Reiders, i cili u takua me përfaqësuesit e Twitter në selinë evropiane të kompanisë në Dublin, i kërkoi kompanisë të qartësonte pozicionin e saj për një numër çështjesh, i tha Reuters një zyrtar i Komisionit Evropian .
“Përfaqësuesit e Twitter-it siguruan për angazhimin e kompanisë për të siguruar respektimin e plotë me rregullat evropiane. Komisioneri Reiders e vuri në dukje këtë angazhim dhe i kërkoi Twitter -it ta përkthejë atë në masa konkrete ”, tha zyrtari, i cili foli në kushte anonimiteti.
Seti i ri i rregullave njihet si Akti i Shërbimeve Dixhitale dhe do të hyjë në fuqi nga shkurti 2024, duke kërkuar që platformat online të bëjnë më shumë për të kontrolluar internetin për postimin e përmbajtjeve të paligjshme ose do të përballen me gjoba mbi 6% të të ardhurat e tyre vjetore në mbarë botën.
Twitter ka pushuar drejtuesit e lartë dhe ka shkurtuar në mënyrë drastike numrin e vendeve të punës pasi Elon Musk mori kontrollin e furishëm të kompanisë muajin e kaluar. Rreth 50% e punonjësve të Twitter (rreth 3,700 punonjës) u pushuan nga puna, ndërsa më shumë se 1000 punonjës dhanë dorëheqjen.
Dy punonjëait e fundit të Twitter që ishin me bazë në Bruksel nuk po punojnë më për kompaninë, i tha Reuters një burim i paidentifikuar i informuar për këtë çështje. Fillimisht ishte një grup prej gjashtë punonjësish.
Reiders paralajmëroi gjithashtu Twitter-in dhe kompanitë e tjera të teknologjisë që të bëjnë më shumë për të trajtuar postimet e urrejtjes pasi u publikuan shifrat e fundit që tregojnë se ata kanë hequr më pak postime të ndaluara këtë vit sesa në vitet e mëparshme./ abcnews.al