Tusk: Sulmi i fundit masiv rus në Ukrainë tregon dështimin e diplomacisë ‘përmes telefonatave’

schedule18:15 - 17 Nëntor, 2024

schedule 18:15 - 17 Nëntor, 2024

“Asnjë telefonatë nuk mund të ndalojë agresionin rus në Ukrainë”, tha sot kryeministri i Polonisë Donald Tusk, dy ditë pas telefonatës së kancelarit gjerman Olaf Scholz me presidentin rus Vladimir Putin.

“Askush nuk do ta ndalë Putinin me telefonata”, shkroi Donald Tusk në rrjetin social X.

“Sulmi i mbrëmshëm (rus), një nga më të mëdhenjtë e kësaj lufte, dëshmoi se diplomacia përmes telefonatave nuk mund të zëvendësojë mbështetjen e vërtetë të gjithë Perëndimit në Ukrainë”, nënvizoi ai.
Sipas autoriteteve, rrjeti tashmë i brishtë energjetik i Ukrainës pësoi një nga sulmet më të mëdha ruse në muajt e fundit, ku u vranë disa njerëz dhe plagosën shumë të tjerë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!