Tushemishti, fshati turistik më i preferuar në Pogradec, pushuesit: Çmimet më të ulëta se në Jug

schedule16:29 - 22 Gusht, 2022

schedule 16:29 - 22 Gusht, 2022

Nga Roland Beqiraj

Tushemishti është fshati turistik më i preferuar në Pogradec nga pushuesit. Uji i pastër i liqenit, klima dhe gatimet tradicionale janë arsyet që tërheqin turistët që zgjedhin Pogradecin.

“Na pëlqen, vend i freskët, njerëz të mire, të urtë.”

“Jam nga Tirana kënaqemi se ka dhe peshk. më bukur se në Pogradec s’ka kaluar askund.”

Pushuesit janë përballur më çmime disi më të larta se një vit më parë. Por jo sa në jug.

“Çmimet janë normale, jo katastrofë si nga jugu. Duhet të sinkronizohen çmimet, që të bëjnë të gjithë pushime.”

“Nga Elbasani, çmimet e larta 4-5 ditë do rrimë e do ikim.”

“Të na rojë emigracioni se vetë se përballojmë dot, me rroga të ulëta se përballojmë dot. Nëse dhomën vjet e linte më lirë sivjet e kemi më shtrenjtë nga 15 në 20 mijë.”

“Shtrenjtë për ne pensionistë se që të pushosh tamam s’është pushimi kështu, s’gjen çadra të ta vendosë njeri.”

Një prej operatorëve turistik thotë se nuk ka rritur çmimet, por pushues ka më pak se një vit më parë.

“Vjet ka qënë më mirë, këtë vit ka pasur shumë rënie. Më mirë kur ishte pandemia. S’kanë lekë. Edhe ata që vijnë marrin gjëra të lira, tavolina të vogla. Pyesin shumë sa janë çmimet e dhomave. Ditët javë kemi dhoma të lira, vjet nuk gjeje të lira.”

Pushuesit që frekuentojnë Pogradecin janë kryesisht mosha të mesme dhe të treta nga Korça, Elbasani, Tirana./abcnews.al/