Tushe dënohet (por lirohet)/ Dënimi 1 vit e 6 muaj burg, konvertohet në 2 vite shërbim prove

schedule10:11 - 9 Tetor, 2024

schedule 10:11 - 9 Tetor, 2024

Gjykata e Posaçme dënoi me 1 vit e 6 muaj burg ish kreun e Bashkisë së Lushnjes, Fatos Tushe, por dënimin e konvertoi në shërbim prove, duke mos e çuar Tushen në qeli.

Gazetari i ABC News, Ermal Vija raportoi se GJKKO ka vendosur dënimin, aq sa kërkoi SPAK, por që t’i konvertohet në shërbim prove, 2 vite.

“Gjykata e Posaçme ka vendosur të dënohet me 1 vit e 6 muaj burg, poor gjykata ka menduar t’i pezullohet dënimi me burg. Tushe është marrë nën hetim nga SPAK për fsheje të pasurisë. Tushe nuk ka deklaruar një apartament që ka në qytetin bregdetar të Vlorës. Nuk e ka deklaruar këtë apartament për të cilin prokuroria kishte dyshime. Tushe ka kryer edhe dënim me burg, është akuzuar nga SPAK për shkelje të barazisë në tendera dhe shpërdorim detyre”, raportoi gazetari Vija./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!