Tusha dhe Kamenica, i binden Aleancës për Teatrin, spostojnë skenën

schedule20:42 - 7 Korrik, 2021

schedule 20:42 - 7 Korrik, 2021

Nata amerikane e muzikës xhaz, ishte planifikuar të  mbahej nga dyshja e njohur e artistëve, mezosopranoja Vikena Kamenica dhe tenori Kastriot Tusha në oborrin pranë Ministrisë së Brendshme.

Letra e hapura  e Aleancës  për Mbrojtjen e Teatrit drejtuar dy artistëve, që të tërhiqen nga kjo skenë, pasi ata e cilësonin skenë krimi, sidomos pas shprehjes së Gjykatës Kushtetuese, kjo bëri që artistët ta spostonin koncertin në oborrin e brendshëm të galerisë.

Ajo cfare i gëzon artistët është rikthimi koncerteve dhe  aktiviteteve kulturore. Prej 20 vitesh dyshja e njohur e artistëve, mezosopranoja Vikena Kamenica dhe tenori Kastriot Tusha lëvrojnë krahas muzikës lirike edhe ritmet e xhazit.

Isak Shehu tregon arsyen pse pranoi të drejtoi këtë Koncert. Ai kujton kohët e vështira, në diktaturë, kur dëgjonin dhe luanin xhazin e ndaluar. Mbrëmja e muzikës amerikane solli repertorin e zgjedhur  të hiteve të xhazit në viteve 30- 60. “18 këngë të njohura, mes të cilave “Stranger in the night”, “Forever and ever” apo “Night and day”.  Artistët u shoqëruan  nga  banda e Akademisë së Arteve./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!