Turqit bëhen gati, këto janë objektivat e para që do të sulmojnë grekët në tokën turke në rast lufte

schedule12:41 - 28 Shtator, 2022

schedule 12:41 - 28 Shtator, 2022

Presidenti i Turqisë Erdogan ka lëshuar paralajmërime të forta ndaj Greqisë duke kërcënuar edhe me luftë. Turqia kërkon largimin e ushtrisë greke nga ishujt përballë tokës turke, ndërkohë që për këtë kanë theksuar se do të përdorin edhe mjetet ushtarake.

Tensionet mes dy shteteve janë rritur ndjeshëm gjatë javëve të fundit, në një kohë kur ekspertët ndërkombëtare vlerësojnë se situata e nderë do të vijojë, madje mund të shkohet edhe në ndonjë përplasje sporadike për faktin se në Turqi ka zgjedhje pranverën e vitit të ardhshëm dhe treguesit nuk janë në favor të partisë në pushtet.

Në të gjithë këtë tension, gazetari turk Güneri Cıvaoğlu ka zbuluar edhe objektivat e para të Greqisë në rast të një lufte mes dy shteteve, raporton abcnews.al.

Sipas një shkrimi të publikuar në “Milliyet”, gazetari thekson se objektivat e parë greke do të jenë baza ajrore në Eskisehir si edhe fabrikat e prodhimit të dronëve dhe të armëve në këtë qytet dhe në zona të tjera të Turqisë.

“Ata planifikojnë të na godasin fillimisht në Eskisehir si edhe fabrikat e prodhimit të fronëve Bayraktar, apo fabrikat e tjera si ASELSAN, ROKETSAN, AVELSAN, TUBITAK, etj”, shkruan ai.

Mbrëmë, Erdogan tha se grekët nuk duhet ta çojnë situatën deri atje sa Egjeu të kthehet në një det gjaku. /abcnews.al