Ministria e Jashtme turke shprehu shqetësimin për intensifikimin e sulmeve të Izraelit në Rafah në jug të Gazës, ku janë strehuar qindra mijëra njerëz të zhvendosur.
“Ne jemi jashtëzakonisht të shqetësuar nga sulmet e përshkallëzuara të Izraelit në Rafah, pas shkatërrimit dhe masakrave që forcat izraelite kanë shkaktuar tashmë në Rripin e Gazës.
“Ne e konsiderojmë këtë operacion si pjesë të një plani për të dëbuar popullin e Gazës nga toka e tyre”, tha ministria.
“Ne i bëjmë thirrje komunitetit ndërkombëtar, veçanërisht Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të ndërmarrë hapat e nevojshëm për të ndaluar Izraelin”, thuhet në deklaratë.
/abcnews.al