Turqia: Suedia ka ëndërr të anëtarësohet në NATO, por duhet të bëjë pjesën e saj

schedule10:02 - 3 Korrik, 2023

schedule 10:02 - 3 Korrik, 2023

Turqia ende mban të  mbyllur derën e NATO-s për Suedinë me presidentin e Asamblesë Kombëtare Turke që e quajti një ëndërr të parealizuar të Stokholmit anëtarësimin në NATO, për sa kohë që ai refuzon të plotësojë kërkesat e Turqisë.

Në një intervistë me gazetën turke Milliyet, Numan Kurtulmus theksoi se ngjarjet, si djegia e fundit e një kopje të Kuranit jashtë xhamisë së Stokholmit “nuk i bëjnë mirë as Suedisë, një vend që pret një numër të madh të myslimanëve që janë bërë shtetas suedez.

Por ata vërtetojnë se gjithçka që thonë është e pavërtetë me veprime çnjerëzore, fashiste dhe anti-myslimane”. Kryetari i Parlamentit turk deklaroi se në Ankara “ne nuk jemi kategorikisht kundër anëtarësimit të Suedisë në NATO.

“Suedia duhet të ndalojë mbështetjen e terrorizmit, duke mbrojtur armiqtë e Turqisë. Finlanda ndërmori një hap dhe Turqia përmbushi përgjegjësitë e saj në lidhje me anëtarësimin e saj në NATO.

Por vetëm sepse e bëmë në Finlandë nuk do të thotë që do të themi se e njëjta gjë do të ndodhë edhe në Suedi. Suedia duhet të bëjë pjesën e saj, të parandalojë këto veprime provokuese, të ekstradojë liderët e organizatave terroriste armiqësore ndaj Turqisë”, theksoi ai.

/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!