Turqia shpall Navtex tjetër, “Oruç Reis” vazhdon kërkimet në det

schedule08:06 - 25 Tetor, 2020

schedule 08:06 - 25 Tetor, 2020

Turqia mbrëmjen e së shtunës në vijim të hetimeve të Oruc Reis ka lëshuar një tjetër NAVTEX të ri, i cili do të vazhdojë hetimet deri më  4 nëntor.

NAVTEX do të ketë në mbikqyrje një zonë në jug të Rodosit dhe në lindje e juglindje të Karpathos. Ndërkohë direktiva e mëparshme e lëshuar nga stacioni hidroelektrik Antalia ishte e vlefshme deri më 27 tetor.

Ndërkaq Turqia më parë njoftoi stërvitjet ushtarake në Mesdheun Lindor në 27, 28 dhe 29 Tetor. Njoftimi i këtyre ushtrimeve vjen menjëherë pas deklaratës publike të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg  mbi një moratorium mbi ushtrimet gjatë festave kombëtare të  Greqisë dhe Turqisë (28 dhe 29 Tetor)./abcnews.al