Turqia shënon rekord infektimesh ditore me COVID-19

schedule22:35 - 16 Prill, 2021

schedule 22:35 - 16 Prill, 2021

Turqia vijon të ketë një bilanc negativ të infektimeve të reja me covid-19.Në 24 orët e fundit Turqia regjistroi 63.082 raste të reja me koronavirus. Ky është numri më i lartë ditor i të infektuarve në këtë vend, që nga fillimi i pandemisë.

Të premten, Ministria e Shëndetësisë e Turqisë tha se numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 4.150.039. Të dhënat gjithashtu treguan se gjatë 24 orëve të fundit edhe 289 njerëz vdiqën për shkak të sëmundjes COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 35.320.

Turqia aktualisht renditet e katërta në botë për numrin e rasteve ditore, raporton agjencia Reuters. Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan njoftoi të marten për disa masa të reja të kufizimeve dhe një “mbyllje të pjesshme” për dy javët e para të muajit të Ramazanit. Masa u tha se po merret për të frenuar rritjen e rasteve të reja me COVID-19.

Turqia është duke u përballur me një numër shumë të madh rastesh të reja si edhe vdekjesh nga koronavirusi, ku shifrat shyejnë rekorde negative nga dita në ditë.
Ministria e Shëndetësisë së Turqisë raportoi për 61 400 raste të reja vetëm gjatë ditës së djeshme, ndërsa numri total i të prekurve që prej fillimit të pandemisë numërohet në më shumë se 4 milion persona.
Po ashtu, Turqia shënoi dje edhe 297 të vdekur duke shënuar një total prej 35 031 jetësh të humbura që prej fillimit të pandemisë./abcnews.al/