Ministria e Jashtme e Turqisë ka reaguar ashpër pas marrëveshjes së demarkacionit mes Greqisë dhe Egjiptit, të firmosur gjatë ditës së djeshme.
Në një reagim, të cilësuar si të ashpër nga mediat ndërkombëtare, diplomacia turke ka theksuar se nuk ekziston një kufi detar mes Greqisë dhe Egjiptit dhe se ata nuk njohin një të tillë, raporton abcnews.al.
“Nuk ka një kufi detar mes Greqisë dhe Egjiptit. Kështu që marrëvshja e demarkacionit e shpallur sot nuk ekziston”, ka thaksuar Ministria e Jashtme e Turqisë, e cila vijon se një lëvizje e tillë nga Egjipti bëhet për të mohuar të drejtat e Libisë në Mesdhe.
Lëvizja e fundit mes Egjiptit dhe Greqisë vjen pas tensioneve të shumta të shtetit helen me Turqinë, e cila nisi kërkimet për gaz në zonat detare të kontestuara mes tyre.
Turqia kërkon një zgjerim të hapësirës së saj detare. Për disa javë me radhë, anijet turke zhvilluan kërkime në zonën mes Rodosit dhe Qipros duke shkaktuar reagimin e Greqisë.
Kjo i dërgoi vendet drejt një përplasjeje ushtarake, kur të dyja marinat kaluan të gatishmëri numër 1. /abcnews.al