Turqia prezantoi dje makinën e parë vendase, e prodhuar nga Grupi i Iniciativës së Automobilit të Turqisë (TOGG).
Ceremonia u zhvillua me pjesëmarrjen e shumë zyrtarëve të lartë, përfshirë presidentin Recep Tayyip Erdoğan, krerët e projektit, inxhinerë, ekspertë dhe të ftuar të tjerë.
Në fjalën e tij në ceremoni, Erdoğan, i cili ishte i pari që e provovoi, tha se Turqia po përjeton një ditë historike.
“Po dëshmojmë një ditë historike për vendin tonë, realizimin e ëndrrës 60-vjeçare”, tha presidenti turk.
Duke thënë se mbi 100 inxhinierë turq kanë punuar për të realizuar projektin, ai tha se “Ne nuk blejmë licencë ose leje nga askush, por i përcaktojmë vetë të gjitha tiparet teknike”.
Erdogan theksoi se Turqia nuk do të lejojë përpjekjet për të penguar prodhimin e makinës së saj. “Ata arritën të pengojnë prodhimin e Devrim (makina e parë vendase e Turqisë), por nuk do të jenë në gjendje ta pengojnë këtë automobil”, shtoi ai.
Makina do të prodhohet në dy kategori, njëri me më pak kuaj fuqi që do të mund të punojë me një të mbushur mbi 300 kilometra dhe të arrijë shpejtësinë 100 kilometër në orë në 4,8 sekonda, si dhe ai me më shumë kuaj fuqi që do të mund të arrijë shpejtësinë 100 kilometër në orë në 7,6 sekonda./abcnews.al