Turqia ka paralajmëruar Greqinë që të mos përshkallëzojë tensionet në Mesdheun Lindor ose në të kundërtën nuk do të hezitojë të bëjë “atë që është e nevojshme”,
Duke folur në një konferencë shtypi me homologun e tij gjerman Heiko Maas në Ankara, Ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu tha se çdo dialog nuk duhet të përfshijë parakushtet Greke.
“Ne do të bëjmë gjithçka që është e nevojshme pa hezitim,” tha ai.
Gjermania ka kërkuar dialog dhe marrëveshje, duke paralajmëruar që nëse do të silleshin ndryshe Ankaraja dhe Athina të rrezikonin një përplasje ushtarake.