Një tjetër lëkundje e fortë tërmeti është regjistruar në Turqi. Sipas Qendrës Sizmologjike Mesdhetare Evropiane, tërmeti ka qenë me magnitudë 6.4 në një thellësi prej dy kilometrash. Tërmeti ka rënë në kufirin Turqi-Siri duke dëmtuar disa ndërtesa në qytetin Antakya të Turqisë.
Tërmeti është ndjerë edhe në Egjipt dhe Liban. Ky tërmet vjen vetëm dy javë nga ai që shkaktoi mijë viktima. Dy tërmetet më të mëdhenj që goditën më 6 shkurt, të cilët tronditën gjithashtu Sirinë fqinje, lanë më shumë se një milion të pastrehë dhe vranë më shumë se 46,000 njerëz në të dy vendet.
/abcnews.al