Turqia nuk gjen qetësi, një tjetër tërmet i fuqishëm godet zonën lindore

schedule10:32 - 27 Shkurt, 2023

schedule 10:32 - 27 Shkurt, 2023

Një tjetër tërmet ka goditur Turqinë ditën e sotme, me magnitudë 5.2 ballë të shkallës Rihter ka ndodhur në lindje të vendit, sipas Institutit Euro-Mesdhetar.

Epiqendra e tërmetit ndodhet 8 kilometra në jugperëndim të Malatisë në një thellësi prej 2 kilometrash.
Deri më tani nuk ka raportime për dëme.

Kujtojmë se disa tërmete të fuqishme goditën Turqinë më 6 shkurt, lëkundje të cilat u ndjenë shumë dhe në Siri, duke shkaktuar mijëra viktima.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!