Turqia në zi për tragjedinë e Stambollit, mes viktimave edhe një 9-vjeçare

schedule08:58 - 14 Nëntor, 2022

schedule 08:58 - 14 Nëntor, 2022

Autoritetet turke kanë bërë të ditur detajet e viktimave, mes të cilëve dy fëmijë, një 9-vjeçar dhe një 15-vjeçar.

Viktimat janë si më poshtë:

-38-vjeçarja Arzu Ozoi dhe vajza 15-vjeçare e saj

-vajza e madhe e Yusuf Meydan dhe vajza e tij 9-vjeçare Ekrin

-Adem Topkara dhe gruaja e tij 27-vjeçare Mukandes Elif Topkara

Babai i 9-vjeçares punonte në Ministrinë e Familjes në Turqi.

“E mallkoj këtë sulm që vrau një baba dhe vajzën e tij”, tha ministri pas ngjarjes.

Ministri i Brendshëm turk, Suleyman Soylu herët të hënën fajësoi Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) për sulmin dhe njoftoi një arrestim.

“Personi që vendosi bombën u arrestua. Bazuar në përfundimet tona, organizata terroriste PKK është përgjegjëse për shpërthimin e bombës”, tha Soylu.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!