Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Turqia, në bisedime me Rusinë dhe Ukrainën për eksportin e drithërave

schedule14:20 - 26 Maj, 2022

schedule 14:20 - 26 Maj, 2022

Turqia është në bisedime të vazhdueshme me Rusinë dhe Ukrainën për të hapur një korridor përmes Bosforit për eksportet e drithërave nga Ukraina, sipas një zyrtari të lartë turk, shkruan The Guardian.

Gjithashtu edhe dy burime të tjera konfirmuan faktin  se Turqia po negocionte për të bërë të mundur eksportin e drithërave nga Ukraina. Edhe pse një anëtare e NATO -s , Turqia ka mbajtur një qëndrim më “neutral” se anëtarët e tjerë të aleancës perëndimore.

“Turqia është e gatshme të monitorojë eksportin e mallrave nga Odesa përmes Detit të Zi, sepse Turqia ka një pozitë të fortë në Detin e Zi dhe ata janë të gatshëm të ndihmojnë,” tha një nga zyrtarët.



/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!