Turqia ndalon anijen ruse që po transportonte grurë ukrainas

schedule13:50 - 4 Korrik, 2022

schedule 13:50 - 4 Korrik, 2022

Autoritetet doganore në Turqi kanë ndaluar një anije ruse mallrash që transportonte drithëra për të cilën Ukraina thotë se është e vjedhur.

Lajmi u bë i ditur nga ambasadori i Ukrainës në Turqi, Vasyl Bodnar, shkruan The Guardian.

Ukraina i kishte kërkuar më parë Turqisë të ndalonte anijen e ngarkesave me flamur rus, Zhibek Zholy. Ukraina ka akuzuar Rusinë për vjedhjen e grurit nga territoret që forcat ruse kanë nën kontroll që nga fillimi i pushtimit të Moskës në fund të shkurtit.

Por pretendimet e tyre janë hedhur poshtë nga Kremlini. Ai tha se Turqia ishte në kontakt të vazhdueshëm me Rusinë, Organizatën e  Kombeve të Bashkuara dhe palët e treta lidhur me këtë çështje.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!