Turqia: Më shumë se 17 milionë ton drithë janë eksportuar nëpërmjet Detit të Zi

schedule15:07 - 14 Janar, 2023

schedule 15:07 - 14 Janar, 2023

Më shumë se 17 milionë tonë drithë janë eksportuar përmes Detit të Zi që nga rifillimi i eksportit për shkak të luftës Rusi-Ukrainë më 1 gusht, sipas një deklaratë të Turqisë, sipas mediave të huaja.

OKB-ja, Turqia, Rusia dhe Ukraina nënshkruan një marrëveshje në korrik në Stamboll, duke lejuar eksportimin e grurit dhe plehrave ruse dhe ukrainase në një përpjekje për të kontrolluar rritjen e çmimeve globale të ushqimit.

Që atëherë, të paktën 643 anije me grurë janë larguar nga portet e Ukrainës, sipas një deklaratë të Ministrisë turke të mbrojtjes.

/abcnews.al