Autoritetet greke kanë denoncuar një tjetër shkelje të Ankarasë. Mediat në Athinë shkruajnë se Turqia ka shkelur hapësirën ajrore greke, pasi sot sipas autoriteteve fluturuan tre avionë spiunë “CN-235”.
E njëjta gjë ndodhi edhe të enjten e kaluar. Ndërsa në total, Greqia akuzon Turqinë se ka kryer 41 shkelje nga fluturimet e avionëve në thyerje të hapësirës ajrore.
Athina shpreson që BE do të vendosë sanksione ndaj Ankarasë./ db/Abcnews.al