Turqia kthen vizitën, Çavuşoğlu në fund të majit zbarkon në Greqi

schedule18:44 - 13 Maj, 2021

schedule 18:44 - 13 Maj, 2021

Ditët e fundit, qeveria turke u ka dhënë përparësi zhvillimeve me Izraelin dhe palestinezët, por planifikimi për takimin që Mevlüt Çavuşoğlu pritet të ketë me Nikos Dendias vazhdon normalisht, pas kontakteve që dy ministrat patën në Ankara.

Mediat greke shkruajnë se “ministri i Jashtëm turk ka në plan të vizitojë Athinën në ditët e fundit të majit. Data e saktë e mbërritjes së ministrit turk nuk është finalizuar dhe negociatat e mëtejshme priten me qeverinë greke pas Bajramit” theksohet në artikullin e gazetës Kathimerini.

Nikos Dendias vizitoi Turqinë në Prill, ku takoi edhe presidentin Erdogan, ndërsa konferenca me homologun Çavuşolulu ishte e tensionuar. Dy vendet ndodhen në një paqeje momentale pasi situata është e tensionuar për shkak të konfliktit detar, që fundin e vitit të kaluar ishte në prag lufte./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!