Turqia ka identifikuar 3 rastet e para të “Delta +” në tre provinca, tha Ministri turk i Shëndetësisë, duke shtuar se 284 raste të variantit Delta janë regjistruar gjithashtu në 30 provinca të tjera.
Sipas zyrtarëve të shëndetësisë, disa vaksina janë efektive kundër variantit më ngjitës, por pavarësisht kësaj ata kanë shprehur shqetësimin për përhapjen e varianteve të reja. Madje disa shkencëtarë, besojnë se varianti “Delta +” mund të jetë edhe më ngjitës.
Turqia e cila lehtësoi kufizimet në 1 korrik, ka regjistruar 5.5 milion raste dhe rreth 50,000 viktima që nga fillimi i pandemisë. Vendi ka ana tjetër ka përshpejtuar fushatën e vaksinimit duke vaksinuar më shumë se një milion persona në ditë.
Rreth 53 milion persona kanë marrë dozën e parë të një vaksine kundër Covid ndërsa 15.92 milion persona janë vaksinuar plotësisht. s.ba/abcnews.al