Turqia financon ndërtimin e autostradës Beograd-Sarajevë 

schedule21:42 - 8 Tetor, 2019

schedule 21:42 - 8 Tetor, 2019

Turqia do të financojë ndërtimin e autostradës Beograd-Sarajevë. Punimet për rrugën mes dy kryeqendrave ballkanike, në luftë deri para disa vitesh, do kryhen nga një kompani turke. Ndërtimi i trasesë së parë kap vlerën 250 milionë euro, kurse e gjithë autostrada do të kushtoje rreth 1 miliardë euro.

Kryeqyteti i Serbisë do të jetë i lidhur me autostradë me atë të Bosnjës. Beogradi dhe Sarajeva, përveç pengesave politike, të lidhur me infrastrukturë kanë qenë pak edhe në kohën e Jugosllavisë.

Për këtë në Serbi u takuan përfaqësuesit e tri shteteve, përveç nikoqirëve, presidenti turk Recep Taip Erdogan dhe përfaqësuesit e Bosnjës. Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, që priti delegacionet, në takimet trilaterale theksoi se shpreson që një ditë fqinjët të mos shikohen përmes nishanit, por të jetojnë sikur të jenë bashkë. Ata folën më herët gjatë takimeve trilaterale në një konferencë për mediat.

Aleksandër Vuçiç, President i Serbisë: Turqisë dhe presidentit Erdogan i jam shumë mirënjohës për kontributin dhe rolin që padyshim e ka paqësorë në Ballkan. Presidenti turk ka treguar se sat ë rëndësishme e ka këtë rajon dhe ne këtu duhet të mësojmë të jetojmë bashkë në të ardhmen.

Këtë projekt e paguan Ankaraja, pasi me koncension do t’i shkojë Turqisë dhe kompanitë turke do të jenë ato që do ta ndërtojnë rrugën mes qendrave dikur në luftë. Ky projekt ka kushtuar Erdogan, tha se këto investime dhe takimet trilaterale do të vazhdojnë.

Recep Taip Erdogan, President i Turqisë: Rruga është sinonim për civilizimin dhe me jetën. Nëse do të arrijmë të ndërtojmë rrugë në mes të dy popujve, kjo do të ketë ndikim tek banorët dhe do ta ndalojë largimin e tyre. Ne jemi të vendosur ta vazhdojmë mekanizimit të trilaterales dhe është mirë që këtu mendojmë për të gjithë rajonin.

Në takime ishin tre presidentët apo anëtarët e presidencës së Bosnjës, kroat, serb e mysliman. Ata thanë se problemet mund të zgjidhen vetëm me komunikim.

Zheljko Komsiç, anëtar i presidencës boshnjake: Kjo autostradë është e një rëndësie të veçantë për Bosnjën. Me Serbinë do të flasim për marrëdhëniet bilaterale dhe është shfaqur një ide edhe për hekurudhat.

Ky përurim u bë në kuadër të vizitës dy ditore të presidentit turk, i cili pak foli për Kosovën, por ka sjellë me vete 200 biznesmenë dhe 6 projekte për ndërtimin e fabrikave./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!