Turqia dhe Greqia negociojnë detin në Tiranë? Reagon Mitsotakis: Mos bëni burrin e mirë!

schedule16:25 - 11 Janar, 2021

schedule 16:25 - 11 Janar, 2021

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Ccavusoglu zbuloi gjatë ditës së sotme detaje përfshirja e Shqipërisë në negociatat për detin mes turqve dhe grekëve.

Ccavusoglu tha se Rama kishte ftuar Dendiasin që të takoheshin me turqit në Tiranë në mënyrë që të vijonin negociatat mes dy shteteve rivale në rajon pikërisht në kryeqytetin shqiptar.

Ndër të tjera, Çavusoglu tha se kjo ftesë mbetet e hapur edhe nga ana e turqve.

Lexp edhe: Turqia fton Greqinë për bisedime në Tiranë: Gati të takohem me Dendias pas ftesës së Ramës

Në lidhje me këtë reagoi fillimisht zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Greqisë duke thënë se shefi i tij, Dendias nuk kishte një ftesë zyrtare nga Turqia për të negociuar me ta, dhe aq më pak në Tiranë.

Por, grekët nuk janë mjaftuar me kaq duke përforcuar mesazhin e tyre. Gjatë konferencës së përbashkët me homologun portugez Anostas, kreu i qeverisë greke Mitsotakis iu drejtua Turqisë duke theksuar se nuk mund të vijojnë të bëjnë “burrin e mirë duke kërkuar vendosjen e një date për negociatat”, raporton abcnews.al.

Megjithatë, shtoi Mitsotakis, është një ogur i mirë që Turqia kërkon negociata për kërkimet hidrokarbure në Egje.

Turqia dhe Greqia janë në një konflikt të fortë në lidhje me hapësirën detare mes tyre në Egjeun Lindor. Turqit gjithashtu janë të interesuar edhe se si do të përfundojë çështja e detit edhe mes Shqipërisë dhe Greqisë, pasi këta të fundit mund ta përdorin si precedent për interesat e tyre. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!