Një aeroplan mallrash ushtarak turk që transporton ushqime dhe pajisje të kujdesit shëndetësor emergjent, i destinuar për Gazën, pritet të zbresë në Egjipt më vonë të premten, sipas transmetuesit shtetëror turk TRT.
Ngarkesa është planifikuar të dërgohet nga Aeroporti Ndërkombëtar El Arish i Egjiptit në Rripin e Gazës përmes vendkalimit Rafah, shkruan Al Jazeera.
Por nuk ishte menjëherë e qartë nëse dhe kur ndihma do të arrinte në Gaza.
Egjipti më herët siguroi OKB-në se do të lejonte dërgimin e ndihmave humanitare përtej kufirit./abcnews.al