Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Turqia dërgon epike për të ndihmuar në gjetjen e trupave në rrënojat në Gaza

schedule12:33 - 17 Tetor, 2025

schedule 12:33 - 17 Tetor, 2025

Turqia ka dërguar dhjetëra trupa të saj të specializuara në proceset e kërkim shpëtimit në Rripin e Gazës për të ndihmuar në kërkimin e trupave të pajetë nën rrënojat masive të enklavës palestineze.

Veprimi i Ankarasë zyrtare vjen pasi Presidenti Amerikan Donald Trump lëshoi të enjten një paralajmërim të ashpër ndaj Hamas duke thënë se Shtetet e Bashkuara do të vrasin militantët e këtij grupi që po kryejnë ekzekutime civile në territori.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli kane paralajmëruar me rikthim të luftës në Gaza nëse Hamas nuk dorëzon të gjithë arkivolet e pengjeve të pajeta të rrëmbyera në sulmin terrorist të 7 tetorit. Aktualisht Grupi Militant Palestinez mban ende 19 arkëmortet të pengjeve Izraelite dhe ka deklaruar se nuk ka mjetet për gjetjen dhe nxjerrjen e tyre nga rrënojat.

Në një deklaratë, Hamas theksoi “angazhimin” e tij ndaj marrëveshjes së armëpushimit me Izraelin dhe dëshirën për të kthyer trupat e mbetur të pengjeve, por shtoi se procesi “mund të kërkojë kohë, pasi disa nga trupat janë varrosur në tunele të shkatërruara nga lufta, ndërsa të tjerët ndodhen nën rrënojat e ndërtesave të bombarduara”.

Sipas agjencisë së mbrojtjes civile në Gaza, trupat e rreth 10 mijë personave besohet se janë ende të bllokuar nën mbeturinat dhe godinat e shembura. Vlerësohet se në të gjithë territorin ndodhen rreth 60 milionë ton rrënoja, çka e bën detyrën e ekipeve shpëtuese jashtëzakonisht të vështirë.

Ditët e fundit kanë sjellë edhe një krizë sigurisë në Gaza, pasi Hamas i cili po mban ende pushtetin në enklavë ka kryer dhjetëra ekzekutime të civilëve palestinezë. “Associated Press” ka raportuar se Franca, Britania dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës po punojnë për finalizimin e një rezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që do të vendosë bazat për krijimin e një forcë ndërkombëtare që do të merret me çështjet e sigurisë në Gaza.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!