Policia turke ka arrestuar 18 persona për mbështetje të terrorizmit pas vrasjes së ushtarëve javën e kaluar, ndërsa një anëtar i Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) u “neutralizua” në Irakun verior.
Nëntë ushtarë turq u vranë në përleshjet me PKK, në Irakun verior të premten, duke bërë që Ankaraja të nisë sulmet ajrore dhe operacione atje edhe në Sirinë veriore.
Ministri i Brendshëm Ali Gerlikaya tha në mediat sociale se policia arrestoi 18 persona për përhapje të propagandës terroriste dhe informacioneve të rreme në lidhje me operacionet e Turqisë në Irak.
Gjithashtu janë lëshuar urdhër-arreste për 19 persona në Turqi dhe 133 jashtë vendit.
/abcnews.al