Turqi/ Sulmohen dy ushtarë amerikanë nga një grupi nacionalist të rinjsh

schedule22:46 - 2 Shtator, 2024

schedule 22:46 - 2 Shtator, 2024

Dy anëtarë të shërbimit ushtarak amerikan u sulmuan fizikisht në qytetin port të Izmirit në Turqinë perëndimore të hënën nga disa të rinj, raporton The Guardian. 15 persona të dyshuar u arrestuan për sulmin ndaj dy pjesëtarëve të shërbimit, të cilët ishin të veshur si civilë në kohën e incidentit.

Pesë anëtarë të tjerë të shërbimit amerikan u përfshinë në incident pasi panë ngjarjen.

Të arrestuarit ishin anëtarë të Unionit Rinor të Turqisë (TGB), një degë rinore e Partisë opozitare nacionaliste Vatan. Policia ka ndërhyrë në incident dhe autoritetet po kryejnë një hetim, thanë zyrtarët.

“Ne mund të konfirmojmë raportet se anëtarët e shërbimit amerikan të hipur në bordin e USS Wasp ishin viktima të një sulmi në İzmir sot dhe tani janë të sigurt,” tha ambasada e SHBA në Turqi në X.

“Falënderojmë autoritetet turke për reagimin e tyre të shpejtë dhe të vazhdueshëm.”/abcnews.al