Katër ushtarë kanë humbur jetën të hënën në Turqi, kur helikopteri me të cilin po udhëtonin u rrëzua në një lagje të banuar në pjesën aziatike të Stambollit. Helikopteri ra mes një kompleksi pallatesh, për fat të mirë pa shkaktuar viktima në radhët e civilëve. Në vendin e ngjarjes mbërritën ambulanca dhe ekipe shpëtimi që bënë izolimin e zonës dhe nxorën trupat nga helikopteri.Guvernatori i Stambollit, Ali Jerlikaja konfirmoi bilancin e viktimave, por tha se shkaqet e aksidentit janë ende të panjohura./abcnews.al
Turqi, rrëzohet helikopteri në Stamboll
schedule19:15 - 11 Shkurt, 2019
schedule 19:15 - 11 Shkurt, 2019