Turqi/ Pushimet kthehen në tragjedi, 37 vjeçarja vdes pasi i bie kapaku i oxhakut teksa po merrte rreze dielli pranë pishinës

schedule11:33 - 30 Gusht, 2024

schedule 11:33 - 30 Gusht, 2024

Pushimet janë kthyer në tragjedi për një 37-vjeçare, e cila shkoi në Turqi për tu relaksuar por humbi jetën. Ajo po merrte rreze dielli në pishinën e hotelit ku po qëndronte, në momëntin kur një kapak oxhaku i ra sipër, për shkak të erës së fortë.

37-vjeçarja e cila ishte një infermiere, përfundoi menjëherë në spital, por nuk arriti të mbijetonte për shkak të plagëve të marra. Ngjarja ka ndodhur më 24 gusht, ku lajmi i vdekjes së saj ka tronditur familjarët dhe miqtë e saj.

Trupi i pajetë i Hanım Kaya Orakcı, nënë e dy fëmijëve, u dërgua në morgun e Institutit të Mjekësisë Ligjore në Antalia për autopsi.

Pas autopsisë trupi i saj është pritur nga vëllai dhe të afërmit e tij. Pasi trupi i Orakçit u mor nga morgu i Institutit të Mjekësisë Ligjore, të afërmit e Orakçit e dërguan atë në vendlindjen e saj në Hakkari për ta varrosur.

Nga ana tjetër mediat turke bëjnë me dije se avokatët e familjes kanë ngritur një padi kundër hotelit për shkak se mbulesa e oxhakut prej 40 centimetrash nga era u shkëput dhe shkaktoi vdekjen e Hanım Kaya Orakcı, e cila ishte ulur pranë pishinës.

Menaxheri i hotelit MD, i cili u ndalua për ngjarjen, u la i lirë me urdhër të prokurorisë pas deklaratës së tij në polici.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!