Barcelona u eliminua në mënyrë të turpshme nga Superkupa e Spanjës, pasi u mposht në gjysmëfinale nga Atletico Madrid. Katalanasit kishin gjithçka në kontroll deri në 10 minutat e fundit, por Atletico shënoi dy herë brenda pak minutash dhe i eliminoi blaugranasit.
Kjo humbje, do të jetë shkatërrimtare për trajnerin Ernesto Valverde, raportojnë mediet iberike. Strategu spanjoll me shumë gjasa do të shkarkohet orët në vijim dhe Barcelona e ka gati pasuesin e tij. Presidenti Josep Bartomeu e ka një dëshirë për trajnerin e ri.
Bëhet fjalë për holandezin Ronald Koeman, i cili po bën një punë të shkëlqyer në krye të Holandës. Koeman ka dhe një klauzolë në kontratën e tij, e cila e lejon që t’i bashkohet Barcelonës në rast interesimi. Gjithçka duket perfekte dhe mbetet vetëm zyrtarizimi./abcnews.al