Premier League dhuroi rezultate të çmendura dhe të pabesueshme ditën e djeshme. Befasi e madhe erdhi nga Aston Villa, që arriti një fitore fantastike 7-2 kundër kampionëve të Liverpool.
Fundjavë për t’u harruar për djemtë e Jurgen Klopp, teksa “The Reds” kishin pësuar kaq gola në një ndeshje në kampionat për herë të fundit në vitin e largët 1963 (kundër Tottenham).
Skuadra e fundit kampione e Anglisë që pësonte 7 gola ishte Arsenali, që shkatërrohej nga Sunderland në vitin 1953. Të flasësh pas një humbje të tillë është shumë e vështirë, por Klopp nuk e kursen batutën.
“Pësuam një ‘black-out’, nuk di ta shpjegoj se çfarë ndodhi. Nuk luajtëm futboll, kjo edhe për meritë të Aston Villas. Ata bënë një ndeshje të shkëlqyer. Ishte një ndeshje e shëmtuar, tre gola në i realizuan falë devijimeve tona.
Adrian? Ai kreu një gabim, por kemi pësuar gola të tillë edhe në të kaluarën. I vetmi lajm i mirë i kësaj ndeshje ishte fakti që asnjë lojtar nuk u dëmtua“, deklaron trajneri gjerman. /abcnews.al