“Turp për BE-në”, Daçiç: Beogradi u mashtrua, Prishtina refuzon të formojë Asociacionin

schedule16:32 - 21 Prill, 2023

schedule 16:32 - 21 Prill, 2023

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç deklaroi se lidhjet e ngushta të Beogradit me Rusinë dhe Kinën lidhen me marrëdhëniet mes Moskës dhe Pekinit ndaj Kosovës.

“Beogradi ndihet i mashtruar për shkak të refuzimit të Prishtinës për të formuar Unionin e Komunave Serbe në Kosovë, por ky nuk është turp për Serbinë, por për Bashkimin Evropian, sepse Prishtina i dikton Brukselit se çfarë mund të bëjë”, theksoi Daçiç, shkruan N1.

Ai ka thënë se bashkësia ndërkombëtare duke e toleruar shpalljen e pavarësisë së Kosovës ka humbur rastin për të parandaluar situatën me aneksimin rus të Krimesë.

“Sa i përket luftës në Ukrainë, komuniteti ndërkombëtar nuk ishte aq i zëshëm në apel për integritetin territorial dhe sovranitetin e Serbisë kur Kosova shpalli pavarësinë”, tha Daçiç.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!