“Turp”, Balotelli reagon ashpër për vdekjen e Raiolës që u raportua nga mediat italiane

schedule18:46 - 28 Prill, 2022

schedule 18:46 - 28 Prill, 2022

Mario Balotelli ka reaguar për  informacionet e rreme që u raportuan ditën e sotme se menaxheri Mino Raiola ka ndërruar jetë të enjten.

Balotelli, i cili përfaqësohet nga Raiola, kritikoi ashpër  lajmet e raportuara  nga Italia që thanë se 54-vjeçari ndërroi jetë pas një sëmundjeje të rëndë.

Ai shprehu zemërimin e tij në internet, duke thënë se mediat që ndanë raportet e diskutueshme duhet të kenë “turp”.

“Ju keni nevojë për të qenë të parët? Seriozisht, turp i madh për ju(mediat italiane), për edukimin, respektin, vlerat dhe përgjegjësitë tuaja! Qëndro i fortë Mino!”, ka shkruar në Instagram Balotelli.

/f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!