Turni 52 orësh i mjekut në Bejrut: Mes gjakut, plagëve, në një spital gjysmë të shkatërruar

schedule10:34 - 7 Gusht, 2020

schedule 10:34 - 7 Gusht, 2020

Një mjek nga Bejruti ka rrëfyer shqetësimin dhe frikën e trajtimit të disa prej 5,000 të plagosurve nga shpërthimi masiv që shkatërroi qytetin këtë javë. Bassam Osman, një kirurg tregoi për mënyrën sesi ai u kujdes për qindra pacientë për 52-orë në një spital i cili  gjithashtu ishte dëmtuar gjatë shpërthimit, shkruan Daily Mail.

Ai e përshkroi vendin një kaos, tavanet dhe dritaret e spitalit ishin shkatërruar, shihje kudo njerëz të plagosur të gjakosur, që ulërinin nga dhimbjet. Tragjedia ndodhi rreth orës 5 pasdite, të martën pasi shpërthimit të 2,750 ton nitrat amoni. Vetëm 10 minuta mbas shpërthimit spitali u mbush plot, shkruan abcnews.al

 

“Duhej të improvizonim, duhej të bënim më të mirën tonë duke llogaritur edhe stafin e spitalit që kishim.”

Banorët, studentët, infermierët, nëpunësit, dhe stafi i spitalit u mblodhën për të ofruar ndihmë.

“Ky ishte një moment në të cilin e ndjeva veten me fat se i kisha të gjithë pranë”.

Trajtimi i pacientëve ishte i ndryshëm, kishte pacientë të cilët duhet ti kuronim për plage të lehta dhe të tjerë që kishin dëmtime në zemër. Fluksi i pacientëve gjatë mesnatës u pakësua, dhe stafi duhej të trajtonte rreth 100 pacientë të shtruar.

 

 

‘Por të nesërmen, shumë prej pacientëve nuk ia dolën. Dukej sikur nuk do të mbaronte kurrë.

Duke përshkruar ndjenjat e tij, Osman si shumë të tjerë në Liban – shprehu zhgënjimin ndaj udhëheqësve të vendit, të cilët janë konsideruar të korruptuar dhe të paaftë edhe para shpërthimit, shkruan abcnews.al

“Ndjenja më e madhe nuk është trishtimi, zemërimi apo dëshpërimi, por braktisja,” tha ai.

 

“Tashmë kemi humbur të gjitha shpresat tek kjo qeveri”.

Shpërthimi vdekjeprurës la dhjetëra të tjerë të zhdukur dhe 5,000 të plagosur. Numri i vdekjeve pritet të rritet ndërsa vazhdon kërkimi nën rrënoja për të gjetur njerëz.

Një francez nga grupet e ekip-shpëtimit tha se ekzistonte një ‘shans  për të gjetur … njerëz të gjallë’, veçanërisht një grup që besohet se ishte bllokuar në një dhomë nën rrënoja.

 

 

“Ne po kërkojmë shtatë ose tetë njerëz të zhdukur, të cilët mund të kenë ngecur në një dhomë të bllokuar nga shpërthimi,” i tha koloneli Macron. Parisi ka qenë pranë Libanit, që në momentin e shpërthimit duke dërguar ndihma mjekësore, ekspertë të shpëtimit dhe qen gjurmues, raporton abcnews.al

Guvernatori i Bejrutit tha se rreth 300,000 njerëz kanë mbetur përkohësisht të pastrehë nga shkatërrimi. Kryeministri Hassan Diab dhe Presidenti Michel Aoun kanë premtuar se fajtorët do të marrin dënimin maksimal, por njerëzit nuk kanë besim se qeveria do të zhvillojë një hetim të paanshëm./abcnews.al