Linja ajrore turke Turkish Airlines njoftoi se synon të blejë një total prej 355 avionësh Airbus, brenda dekadës së ardhshme, megjithatë, kompania evropiane foli për synimin e saj për të blerë 220 avionë.
Dy palët nuk kanë dhënë ende asnjë shpjegim për numrat e ndryshëm që ata citojnë.
Turkish Airlines tha në njoftimin e saj se do të blejë 230 avionë, me opsione për të blerë 115 të tjerë, si pjesë e planit të saj strategjik për dekadën 2023-33. Airbus, nga ana e tij, në një deklaratë të veçantë thotë se kompania turke ka porositur 220 avionë.
“Turqia po zhvillohet dhe Turkish Airlines po fluturon lart. Ne kemi vendosur të blejmë 335 avionë Airbus”, ka shkruar presidenti i linjës ajrore, Bilal Eksi në Platformën X. “Shpresoj se kjo do të jetë për të mirën e vendit tonë dhe kompanisë sonë”, shtoi ai./abcnews.al