Sezoni turistik ka shtuar hapjen e bizneseve të reja në Vlorë. Më shumë se 500 sipërmarrje janë regjistruar në këtë qytet prej muajit prill të këtij viti.
Të huajt sipas drejtorit të tatimeve po e shohin me interes hapjen e një biznesi në këtë qytet. Italianët janë të parët. Kryesisht po investojnë në turizëm e prodhim.
Nuk mungon as bashkëpunimi mes vendasve dhe të huajve.
Në shtatë muajt e parë të vitit në Vlorë sipas tatimeve janë regjistruar 731 biznese të reja.
/abcnews.al