Eksperti i ekonomisë Ardian Civici i ftuar në programin ‘Money Report’ komentoi sezonin turistik dhe ndikimin e tij në monedhën euro. Civici u shpreh se këtë vit priten turistë të shumtë dhe se mund të ketë luhatje të vogla, duke marrë parasysh tregun e vogël shqiptar.
“Viti 2024 ka qenë rekord përsa i përket numrit të turistëve, edhe ky vit të dhënat për tremujorin e parë tregojnë që të ketë të njëjtin fluks ndoshta edhe më të madh.
Presioni i sasisë së eurove dhe masës monetare në lek do vazhdojë edhe këtë vit, edhe nga remitancat apo faktorë të tjerë. Vetë euro është në një moment që nuk ka nivel inflacioni pra është në kontroll.
Mund të ketë luhatje të vogla se jemi treg i vogël, po duket që kemi hyrë në një trend më strukturor dhe që nga fundi i janarit ka qenë konstant, kemi hyrë në një ekuilibër të ri të qëndrueshëm.”
/ abcnews.al