Tërmeti i 26 nëntorit shkatërroi Durrësin por turizmi është një mundësi për rimëkëmbjen e ekonomisë në këtë qytet.
Aktualisht hotelet e mëdha me 4 dhe 5 yje kanë strehuar rreth 7 mijë banorë të prekur nga tërmeti të cilët kanë mbetur pa shtëpi. Por operatorët turistikë bëjnë apel që të gjendet një tjetër mundësi strehimi për këta banorë, pasi duhet të përgatiteten për pritjen e turistëve që pritet të vijnë në fillim të prillit.
Kreu i Shoqatës së hotelerisë Zak Topuzi deklaron se agjensitë e huaja po presin një vërtetim zyrtar për qëndrueshmerinë e hoteleve në Durrës .
“Një certifikim të hoteleve që janë të kontraktuara nga partnerët ndërkombëtarë, në mënyrë që tu paraqitet për çështjen e garancisë të paketave që janë shitur”, shprehet ai.
Shoqata e Turizmit i kërkon qeverisë disa lehtësira fiskale për këtë sektor ndërsa ankohet se javët e fundit po përballen me rritjen e çmimit të biletave për hyrjen në muze në Durrës
“Ka ndohur një fenomen që për ne është shqetësues, ministria e Kulturës ka rritur tarifat e biletave të muzeve, ndërkohë që duhet të ishte e kundërta. Duhet të ishin bërë falas në mënyrë q ëtë sigurojmë minimumin e mundshëm të turistëve”, thotë ai më tej.
Turizmi po shihet si një sektor i rëndësishëm i cili po rrit kontributin në ekoonominë shqiptare.Durrësi është një ndër zonat me numrin më të lartë të turistëve kjo si pasojë e afërsisë me aeroportin e Tiranës./abcnews.al