Turizmi patriotik/ Qytetarët e Kosovës vizitojnë sitet arkeologjike të Shqipërisë

schedule13:19 - 17 Gusht, 2024

schedule 13:19 - 17 Gusht, 2024

Në jug të vendit shqiptarët e Kosovës zgjedhin jo vetëm të pushojnë pranë ujërave të Jonit, por edhe të vizitojnë sitet arkeologjike.

Çifti Gashi nga Prishtina, i cili prej dhjetë vitesh jeton në Gjermani është ndalur në parkun arkeologjik të Butrintit për tu treguar fëmijëve historinë.

“Mbas luftes se Kosoves, nga viti 2000 vijme rregullosht cdo vit per pushime ne Shqiperi. Kur kemi qene te rinj kemi pasur kohe romantike qe i kemi kaluar ketej. E tani qe femijet jane rritur kemi deshire t’ja bartim trashegimine kulturore, historike dhe te kene kontakt me Shqiperine dhe Kosoven”.

Në 24 vite që vizitojnë Shqipërinë kjo është hera e parë në jug të vendit.

“Ne Shqiperine e Jugut eshte hera e pare, dje kemi qene ne Gjirokaster vendlindja e Ismail Kadarese. Butrinti na pelqeu shume, i kemi vizituar te gjitha pikat kryesore se gocat kishin deshire ta njihnin thellesisht, dhe tani e lame si desert pjesen e amfiteatrit ne fund”.

“Ndihem edhe me shume shqiptare dhe me shume krenare. Vajza ime e madhe i ka bo 18 vjet dhe kur rriten femija nuk udhetojne shume me prinderit por ajo po vjen me ne se e do Kosoven e do Shqiperine dhe po thote gjithmone se ketu ne Shqiperi ndihet si ne Kosove, si ne shtepi.”

Ndër vite Shqipëria ka ndryshuar e ata ndjejnë kënaqësi kur media e vendit ku jetojnë i bën jehonë.

“Shqiperia ka ndryshuar shume krahasuar nga vitet 2000 deri tani, me behet shume qefi qe ne pjeset turistike degjohen gjuhe te huaja, me behet qejfi kur degjoj shqiptaret te flasin anglisht, jo si me pare kur flitej vetem greqisht dhe italisht, tash po komunikojne me nderkombetaret. Gazeta gjermane momentalisht po e ngre turizmim shqiptar ne piedestalin me te larte, gjermanet po gjejne pjese te turizmit qe nuk i gjejne ne nje vend tjeter, si pjesen malore, detin. “

Shqiptarët e Kosovës edhe këtë vit sipas Institutit të Statistikave  shënojnë  numrin më të madhe të turistëve në vendin tonë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!