Turizmi konfirmohet një nga sektorët me ndikim në ekonominë shqiptare edhe gjatë kësaj vere. Bizneset kanë shitur më shumë produkte gjatë sezonit dhe qytetarët kanë blerë më tepër duke shtuar konsumin.
Sipas të dhënave të Insat tregtia me pakicë në Shqipëri vijon të konfirmojë një ecuri pozitive gjatë vitit 2025, duke reflektuar një konsum të qëndrueshëm dhe një kërkesë të fortë të brendshme. Sipas të dhënave indeksi i volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë shënoi një rritje vjetore prej 6,0% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.
Nëse shohim të dhënat ecuria pozitive e shitjeve rezulton edhe si tremujor pasi volumi i shitjeve pësoi një rritje me 1.4% krahasuar me të njëjtën periudhë të mëparshme kjo e ndikuar edhe nga sezoni turistik
Ndikimi i grupeve në rritjen e tregtisë me pakicë ka qenë në të gjitha segmentet. Tregti me pakicë e hidrokarbureve ishte nëngrupi që ka pësuar edhe rritjen më të fortë të shitjeve me 2,4 pikë përqindje.
Kjo lidhet me shtimin e lëvizjes si rezultat i sezonit veror, ku jo vetëm turistët por edhe qytetarët qarkullojnë në të gjithë vendin për të pushuar.
Në tremujorin e tretë 2025 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024 shitjet në tregtinë me pakicë të Artikujve jo-ushqimore janë shtuar me +1,8 pikë përqindje si dhe grupi “Ushqime, pije e duhan ka kontribuar me 1,8 pikë përqindje .
Shtesë të volumit të shitjee janë regjistruar edhe në sektorin e shërbimeve ku në aktivitetin e Hoteleve, indeksi shënoi rritje 7,2 % dhe baret e restorantet u rriten me 10,6 %.
Gjatë verës edhe shitja e pasurive të paluajtshme pati një shtysë të fortë duke u rritur me 38% , e nxitur nga interesi i të huajve për të blerë apartamente në bregdet.
Ndërkohë që Industria ka vijuar aktivitetin me tkurrje në periudhën korrik-shtator, për të disatin tremujor radhazi./abcnews.al

