Turizmi nxit konsumin/ Ekspertja: Duhet “dorë e hekurt” për të kontrolluar çmimet, kryesisht te produktet e shportës

schedule14:37 - 8 Korrik, 2024

schedule 14:37 - 8 Korrik, 2024

SHQIPËRI- Monedha kombëtare vijon të ketë përparësi ndaj monedhave të huaja, të cilat e kanë nisur edhe këtë javë në rënie. Euro vijon të qëndrojë në kuotën e 100 lekëve,  ndërsa dollari amerikan këmbehet për 92.4 lekë.

Pak ditë më parë pak ditë më parë banka e Shqipërisë uli edhe normën bazë të interesit, ndërsa efektet duket se nuk janë ndjerë deri më tani.

Ekspertja e ekonomisë, Eriola Hoxha, në një intervistë për “Money Report”, u shpreh se gjatë kësaj përudhë tregjet monetare kanë qenë të qëndrueshme dhe nuk janë vënë re luhatje të shpejta.

“Tregjet financiare kanë qenë të qeta dhe jo me luhatje të njëpasnjëshme”, tha ajo, ndërsa shtoi se ulja e normës bazë të interesit do të krijojë një frymëmarrje për ekonominë dhe për nivelin e konsumit në tërësi.

Me rritjen e numrit të turistëve në Shqipëri, theksoi ekspertja, vihet re një shtim i nivelit të konsumit.

Sipas ekspertes, autoritetet duhet të tregojnë më shumë kujdes, që niveli i çmimeve të shportës të mbahet nën mbikëqyrje pasi në këtë mënyrë shmangen rastet abuzive në kurriz të konsumatorëve.

“Konsumi si rrjedhojë e numrit të lartë të turistëve ka shënuar një rritje të produkteve të shportës, ky tashmë është një fakt. Konsumi në muajt e verës, ku numri i turistëve është shumë i lartë, krahasuar me një vit më parë ka pësuar një rritje si në shifra ashtu dhe në nivel për qindjeje”, tha ajo./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!