Turizmi në Lezhë, nënkryetarja Vuksani: Po i kushtojmë vëmendje pastrimit të bregdetit dhe standardit të shërbimeve

schedule20:26 - 30 Maj, 2025

schedule 20:26 - 30 Maj, 2025

Nënkryetarja e Bashkisë Lezhë, Brikena Vuksani thotë se sot Lezha vizitohet nga shumë turistë.

Në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News, Vksani u shpreh se po i kushtohet vëmendje pastrimit të bregdetit dhe standardit të shërbimeve.

“Mund të themi se sot Lezha është një nga perlat e turizmit shqiptar, ka shumë turistë. Ne para një jave hapëm sezonin turistik. Gjatë këtyre përgatitjeve, kemi shtuar pastrimin ditor të zonave bregdetare. Para hapjes së sezonit, kemi bërë konsultë me operatorët turistikë. Tek menaxhimi i plazheve publike, këtë vit do e menaxhojë Bashkia Lezhë. Sot turistët do të kenë hapësira më të zgjeruara publike. Ofrimi i shërbimeve të shezlongëve do të jetë më e lirë. Kemi planifikuar kalendar të detajuar për aktivitete kulturore dhe sportive. Jemi përkiushtuar maksimalisht që Shëngjini të jetë shembull i pastërtisë”, theksoi ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!