Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Turizmi në Krujë nuk njeh sezon/ Të huajt mahniten nga mrekullitë e natyrës dhe historia e Skënderbeut

schedule15:48 - 9 Mars, 2025

schedule 15:48 - 9 Mars, 2025

Turizmi kulturor në Krujë nuk njeh sezon, është shndërruar në turizëm gjithëvjetor. Muzeu historik kombëtar Gjergj Kastrioti dhe ai Etnografik i hapur verën e vitit të kaluar, konsiderohen ndër më të vizituarit në vend.

Të huajt mahniten nga mrekullitë e natyrës si dhe nga historia e heroit tonë kombëtarë, Skenderbe.

Disa prej turistëve tregojnë vendet që kanë vizituar dhe përshtypjet mbreslënëse që iu kanë lënë  zonat turistike në vend, por, jo vetëm.

“ Kemi udhëtuar në të gjithë Shqipërinë, kemi shkelur në Tiranë, Pogradec, Drilon, pastaj shkuam në Gjirokastër, Sarandë e në Ksamil. Pastaj u ngjitëm drejt Vlorës, Durrës, Berat dhe tani këtu. Na mungon Shkodra, por herës tjetër sigurisht. E imagjinoja ndryshe Shqipërinë, por dua të kthehem me motor herën tjetër, e kam këtë objektiv tani që e di ku mund të shkoj. Edhe malet dua t’i vizitoj”.

“Në Shqipëri kam 5 ditë që kam ardhur, po qëndroj në Tiranë. Sot kam ardhur të vizitoj Krujën dhe më pas do të shkoj në Durrës. Vend shumë i bukur, i’a vlenë. Kemi përshtypje shumë të mira.”

Edhe pse ende nuk ka ardhur sezoni veror, numri i turistëvë ka ardhur gjithnjë në rritje, kjo e favorizuar edhe nga kushtet atmosferike.

/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!