Ministri Grek i Turizmit deklaroi se të gjithë turistët që planifikojnë të vizitojnë Greqinë këtë verë, pasi sezoni të fillojë më 1 korrik, duhet të testohen për koronavirus para se të hipin në aeroplan.
“Ideja është që të bëhet një inspektim në vendin e nisjes, në mënyrë që njerëzit që janë tashmë në aeroplan të ndjehen të sigurt se udhëtarët e tjerë janë testuar dhe se ata janë negativë për koronavirus,” tha Harris Theocharis për gazetën gjermane Faz. Megjithëse theksoi se epidemiologët ende nuk kanë marrë një vendim përfundimtar, ministri theksoi se “njerëzit duhet të jenë në gjendje të pushojnë dhe jo gjithmonë të pyesin veten në plazh se cila është niveli i infeksionit në vendin ku vjen një turist i ulur nën një çadër aty pranë”, raportoi Greekreporter.
Për momentin, siç thekson gazeta gjermane, testet e ofruara për virusin në aeroportin e Vjenës, për shembull, kushtuan 190 euro. Pyetja mbetet nëse një familje prej katër personash do të ishte e gatshme të paguante 1.500 euro shtesë përveç shpenzimeve të pushimeve nëse detyrohen të bëjnë një provë tjetër të kthimit për të shmangur një karantinë 14-ditore në vendin e tyre të origjinës.
Theocharis pranoi se kjo kosto shtesë mund të jetë vendimtare për shumicën që të vendosin të mos vijnë në Greqi në fund të fundit, por shprehu shpresë se testet që kushtojnë vetëm 10 euro për person mund të jenë në dispozicion deri në korrik. “Burime të mëdha po investohen për t’i bërë testet më të lira dhe më të lehtë për t’u përdorur,” theksoi ai.
Në Serbi, Ministri i Shëndetësisë, Zlatibor Lonçar, deklaroi se nëse vendet evropiane e bëjnë të detyrueshme atë që do të quhet pasaporte shëndetësore, shteti do të bëjë të mundur që shtetasit serbë që duan të udhëtojnë, të testohen për virusin e koronës në laboratorët në Serbi. Ai theksoi se asnjë vend nuk ka prezantuar akoma një pasaportë shëndetësore, se ajo ende po vlerësohet si mundësi, dhe se Serbia po ndjek atë që po ndodh.
Ai tha se janë duke u përpunuar versione të ndryshme. Disa vende sugjerojnë që çdo pasagjer që hyn në territorin e tyre të lejohet të testohet në aeroport. Ky shërbim do të duhet të paguhet. Ai thase përmendet shifra prej 190 eurosh.
Versioni i dytë është se pasagjerët mund të hyjnë në vend, por është e nevojshme që të jenë testuar dhe që rezultati i testit për ta ketë dalë negativ. Por rezultati i këtij testi nuk duhet të jetë më i vjetër se 24 orë./abcnews.al