Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Turizmi, mbi gjysmë milion vizitorë/ Eksperti: 2026 do ketë më shumë turistë. Protestat e opozitës, ndikim negativ

schedule14:24 - 25 Shkurt, 2026

schedule 14:24 - 25 Shkurt, 2026

Eksperti i turizmit, Isa Krasniqi, në Money Report në ABC News, tha se janari nuk pasqyron plotësisht potencialin e turizmit në Shqipëri, megjithëse shifrat janë 3% më të larta se vitin e kaluar.

Ai nënvizoi rritjen e interesit për destinacionet historike dhe agroturizmin, si dhe zhvillimin e kryeqytetit Tirana si një destinacion që ofron gjithçka. Sektori privat duhet të investojë në shtretër për të përballuar turistët në rritje. Krasniqi paralajmëroi gjithashtu se protestat e dhunshme mund të ndikojnë negativisht në turizëm, duke bërë thirrje për maturi politike.

“Janari nuk e mat fiks potencialin e turizmit në Shqipëri, por shifrat janë goxha të larta. Linjat ajrore dhe kapacitete nuk kanë nisur ende sezonin edhe pse ne kemi goxha linja. Janari është një muaj ku shumë linja nuk operojnë me kapacitet të plotë. Megjithatë ne jemi 3% më shumë krahasuar vitin e kaluar. Tregjet kryesore po ripozicionohen në dy vitet e fundit. Kur një destinacion rritet, është shumë normale që të ketë destabilitet.



Shqipëria po qëndron në trende kryesore të turistëve. Në Shqipëri kanë vizituar më shumë vendet historike dhe kanë pasur shumë interes për agroturizmin. Nuk përjashtohet Tirana, e cila tashmë është bërë një vend që i ofron të gjitha, madje edhe historinë. Sa i takon sektorit privat, duhet të investohen në shtimin e shtretërve, sepse ky vit do të ketë më shumë turistë se sa vitin e kaluar. Duke qenë se vendi ynë është një vend i sigurt, Shqipëria do të jetë një nga destinacionet kryesore për t’u vizituar. Protestat e opozitës ndikojnë negativisht tek turizmi, aq më tepër kur protestat janë të dhunshme. Duhet të ketë një lloj maturie nga ana e opozitës, në mënyrë që të mos preket trendi i turizmit”, tha Krasniqi.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!