Kryetari i bashkisë së Santorinit, Nikos Zorzos, ka propozuar që të zbatohet një kufi sa i takon numrit të pasagjerëve që vijnë me anije turistike e që duhet të jenë deri në 8000 vizitorë në ditë.
Kjo është një lëvizje e mbështetur nga kryeministri Kyriakos Mitsotakis, i cili tha se masa është caktuar për vitin e ardhshëm.
Protestat kundër turizmit kanë qenë një çështje e ndezur politike në Europë, këtë verë, me demonstrata që u zhvilluan në Spanjë, Holandë dhe më gjerë. Të enjten, Venecia kufizoi përmasat e grupeve të udhëhequra nga guidat, ndaloi megafonët dhe e shpalli të suksesshme tarifën e hyrjes së përkohshme, duke i siguruar qytetit rreth 2.64 milionë dollarë të ardhura.
Turizmi i shtuar është bërë një çështje kryesore, vitet e fundit, pasi destinacionet e njohura luftojnë për të balancuar nevojën e tyre për vizitorë me cilësinë e jetës së banorëve, si dhe ruajtjen e një mjedisi të dëshirueshëm dhe të qëndrueshëm për të gjithë.
Mirëpo, sipas disa vendasve, situata e kompikuar vjen për shkak të faktorëve të ndryshëm. “Nuk është problemi te turizmi masiv, është te mungesa e strukturave”, thonë ata.
Mediat sociale janë të mbushura me imazhe të mbipopullimit në pikat e nxehta të ishullit, por më pas ishulli është bosh, pasi qendrat e qyteteve janë të vdekura pas orës 21:00 dhe restorantet e hotelet nuk janë aspak afër kapacitetit.
/abcnews.al